Skip to content
Kosovë

Bilanci në Kosovë/ Asnjë humbje jete,10 raste të reja nga COVID-19 në 24 orët e fundit

· 2 min lexim

Instituti i Shëndetit Publik, ka bërë publik shifrat e orëve të fundit lidhur me pandeminë e COVID-19. Nga raportimet e fundit fatmirësisht në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë me koronavirusin. Gjithashtu nga 1.580 testime të bëra në të gjithë territorin e vendit kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 10 persona. Lajm i mirë është se gjatë kësaj kohe kanë arritur ta fitojnë betejën me virusin e rrezikshëm 12 persona. Nga të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit janë dhënë 8.517 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 189.006 doza të vaksinës. Ministria e Shëndetësisë iu bën thirrje të gjithë qytetarëve që të ruajnë  vigjilencën dhe të zbatojnë masat e vendosura kundër COVID-19.

Njoftimi i MSH’së:

01 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 8.517 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 189.006 doza të vaksinës.

Deri më sot 45.015 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.580 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 12 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.345.

Në total numri i rasteve aktive është 165.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun: https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qBMbani maskat!Respektoni distancën!Mbani higjienën!