Skip to content
Kosovë

Bilanci i COVID-19 në Kosovë/ Rritet ndjeshëm numri i të infektuarve, 1 humbje jete në 24 orë

· 2 min lexim

Instituti i Shëndetit Publikë në Kosovë ka publikuar të dhënat e fundit lidhur me pandeminë e COVID-19 në Kosovë. Në 24 orët e fundit fatkeqësisht një person ka humbur jetën. Ndërsa nga 6.086 testime të kryera në të gjithë territorin e vendit, kanë rezultuar pozitivë me COVID-19  888 qytetarë. Në krahasim me ditën e djeshme ku u regjistruan 562 raste të reja kemi një rritje të konsiderueshme me më shumë se 300 raste.

Lajm i mirë është se gjatë 24 orëve të fundit e kanë fituar betejën me koronavirusin 389 qytetarë. Në total numri i rasteve aktive është 3.489. Ministria e Shëndetësisë iu ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen në mënyrë që të parandalojnë variantet e reja të koronavirusit. Po ashtu iu kanë bërë thirrje qytetarëve që të zbatojnë me rigorozitet të gjitha masat e vendosura anti-COVID.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

#Bashkëiadalim 11 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 16.905 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 521.737 doza të vaksinës.

Deri më sot 174.991 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 6.086 testime, 888 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 38 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.881.

Në total numri i rasteve aktive është 3.489.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qBMbani maskat!Respektoni distancën!Mbani higjienën!