Skip to content
Kosovë

Bilanci i Covid-19 në Kosovë/ Rriten rastet e infektimit, ja sa viktima janë regjistruar në 24 orët e fundit

· 2 min lexim

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka bërë publike të dhënat në lidhje me pandeminë e Covid-19 për 24 orët e fundit.

Sipas të dhënave të publikuara, nga 3285 testime kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 38 qytetarë.

Fatkeqësisht gjatë 24 orëve të fundit nuk kanë mundur të fitojnë betejën më virusin e rrezikshëm 2 qytetarë. Sot janë shëruar 185 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 155.379. Ndërsa në total numri i rasteve aktive është 1.895.

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëe që të respektojnë me rigorozitet rregullat e vendosura nga qeveria si mbajtja e maskës në ambiente të mbyllura, ruajtja e distancës por dhe vaksinimi pasi këto shihen si e vetmja mundësi për të ndaluar në përhapjen e varianteve të reja të koronavirusit.

 Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

05 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 8.777 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.388.583 doza të vaksinës.

Deri më sot 573.312 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 3.285 testime, 38 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 185 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 155.379.

Në total numri i rasteve aktive është 1.895

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!