Skip to content
Kosovë

Bilanci i COVID-19 në Kosovë/ Një i vdekur dhe nëntë raste të reja

· 2 min lexim

Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar të dhënat e fundit lidhur me pandeminë e COVID-19. Nga 1.575 testime të kryera në të gjithë territorin e vendit, kanë rezultuar pozitiv me virusin e rrezikshëm 9 qytetarë. Ndërsa nuk e ka fituar betejën me virusin e  rrezikshëm 1 qytetarë në 24 orët e fundit  Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë e deri më tani janë regjistruar 107 mijë e 819 raste të infektuara me COVID-19.

Ndërsa e kanë fituar betejën me virusin e  rrezikshëm që nga fillimi i pandemisë 105 mijë e 405 persona. Lajm i mirë është se ditën e sotme e kanë fituar betejën me koronavirusin 8 qytetarë. Ministria e Shëndetësisë iu ka bërë thirrje qytetarëve që të ruajnë vigjilencën dhe të zbatojnë masat e vendosura anti-COVID.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

07 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.251 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 236.035 doza të vaksinës.

Deri më sot 57.994 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.575 testime, 9 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.405.

Në total numri i rasteve aktive është 152.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qBMbani maskat!Respektoni distancën!Mbani higjienën!