Skip to content
Rajoni & Bota

Bilanci i COVID-19 në Kosovë/ Një i vdekur dhe 11 raste pozitive në 24 orët e fundit

· 2 min lexim

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka publikuar shifrat e 24 orëve të fundit lidhur me COVID-19. Kosova ka regjistruar një viktimë nga 2.660 testime, 11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Vihet re një rritje e numrit të rasteve krahasuar me ditën e djeshme që ishin vetëm 9 raste. Në total numri i rasteve aktive është 733. Lajm i mirë është se ditën e sotme janë shëruar 109 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve që nga fillimi  i pandemisë është 104.563.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.753 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 86.489 doza të vaksinës. Gjithashtu Ministria e Shëndetësisë së Kosovës iu bënë thirrje qytetarëve që të zbatojnë masat e vendosura anti-COVID.

Njoftimi i MSH-së:

10 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.730 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 90.217 doza të vaksinës.

Nga 2.660 testime, 11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 109 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.563.

Në total numri i rasteve aktive është 733.