Skip to content
Kosovë

Bilanci i COVID-19 në Kosovë/ Asnjë humbje jete, regjistrohen 14 raste të reja

· 2 min lexim

Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë ka bërë publike të dhënat e fundit lidhur me pandeminë e COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 14 raste të reja me koronavirus, sipas raportimit të Ministrisë së Shëndetësisë. Gjithashtu nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes.

Lajm i mirë është se në orët e fundit kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm 6 persona. Deri më sot 109.233 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.  Ministria e Shëndetësisë iu ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen dhe të zbatojnë me përpikmëri masat e vendosura anti-COVID.

 Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

#Bashkëiadalim 26 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 393 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 357.980 doza të vaksinës.

Deri më sot 109.233 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 2.406 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 6 qytetar, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.597.

Në total numri i rasteve aktive është 169.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qBMbani maskat!Respektoni distancën!Mbani higjienën!