Skip to content
Kosovë

Bilanci i COVID-19 në Kosovë/ 24 viktima, ja sa raste pozitive janë regjistruar

· 2 min lexim

Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë ka publikuar të dhënat e fundit në lidhje me pandeminë e COVID-19. Nga 10.614 testime të bëra në të gjithë territorin e vendit, kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 890 qytetarë. Fatkeqësisht gjatë 24 orëve të fundit nuk kanë arritur të fitojnë betejën me virusin e rrezikshëm 24 persona. Po ashtu bëhet me dije se numri i rasteve aktive me koronavirus është 26.688.

Lajm i mirë është se betejën me virusin e rrezikshëm e kanë fituar 1.712 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 123.852. Ministria e Shëndetësisë iu ka bërë apel qytetarëve që të respektojnë me përpikmëri masat e vendosura anti-COVID.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

05 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 19.526 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 922.623 doza të vaksinës.

Deri më sot 307.467 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 10.614 testime, 890 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 24 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 1.712 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 123.852.

Në total numri i rasteve aktive është 26.688.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qBMbani maskat!Respektoni distancën!Mbani higjienën!