Skip to content
Kosovë

Bilanci i Covid-19 në Kosovë/ 12 raste të reja dhe asnjë humbje jete

· 2 min lexim

Në 24 orët e fundit në Kosovës janë regjistruar 12 raste të reja infektimesh me koronavirus nga 1.898 testime të kryera. Në krahasim me ditën e djeshme, kur regjistroheshin 7 raste, infeksionet e reja kanë pësuar një rritje të lehtë. Në 24 orët e fundit janë dhënë 919 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 253.858 doza të vaksinës.

Ndërkohë, janë në total 133 raste aktive, ndërsa prej fillimisht të pandemisë janë shëruar 105.457 qytetarë. Instituti i Shëndetit Publik bën thirrje për mbajtjen e maskës dhe respektimin e masave.

Njoftimi i plotë i IKSHKP:

11 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 919 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 253.858 doza të vaksinës.

Deri më sot 64.276 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.898 testime, 12 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 13 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.457.

Në total numri i rasteve aktive është 133.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!