Skip to content
Të Gjitha

Bilanci i Covid 19/ Asnjë viktimë dhe 18 raste të reja në 24 orët e fundit

· 2 min lexim

 

Asnjë humbje jete  dhe 18 persona të infektuar nga 379 testime ka qenë nga bilanci i shkaktuar nga virusi Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit nga Ministria e Shëndetësisë.

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 379 testime, 18 qytetarë të infektuar, nuk ka asnjë humbje jete dhe 23 të shëruar në 24 orët e fundit

24 Dhjetor 2022 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 379 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 18 qytetarë, në Bashkitë:

11 në Tiranë, 2 në Vlorë, nga 1 qytetarë në Fier, Përmet, Kolonjë, Kuçovë, Gramsh.

Janë 215 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 nuk ka pacient që po trajtohet. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 23 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,859 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 24 Dhjetor 2022)

Raste të reja ditore 18

Të shëruar në 24 orë 23

Të shtruar në spitale 0

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 379

Testime totale 2,017,587

Raste pozitive 332,670

Raste të shëruara 328,859

Raste Aktive 215

Humbje jete 3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 164

Fier 11

Gjirokastër 10

Durrës. 7

Berat. 6

Vlorë 6

Lezhë. 5

Korçë. 3

Shkodër 2

Elbasan. 1