Skip to content
Bota

Bien viktimat nga covid-19 në Francë, Britania regjstron 671 të vdekur!

· 2 min lexim

Tabloja e situatës nga covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në Francë, duket më e qetë përsa i përket viktimave të shkaktuar nga Covid-19.

Sipas asaj që raporton Ministria e Shëndetësisë, në 24 orët e fundit humbën jetën 141 persona, shifër më e ulët krahasuar me një ditë më parë, ku vdiqën 193 persona. Që prej fillimit të pandemisë, në Francë kanë humbur jetën 70 mijë e 283 persona.

Rënie u shënua edhe përsa u përket rasteve të reja me covid-19. Derisa brenda 24 orëve të fundit u shënuan 16 mijë e 642 raste të reja pozitive me këtë virus, në dy ditët e fundit u regjistruan më shumë se 21 mijë raste.

Ndërsa në Britaninë e Madhe gjatë 24 orëve të fundit u shënuan 671 viktima.

Ndërkohë masat e ashpërsuara nga ana e qeverisë helene, të ndërmarra së fundmi, kanë ndikuar pozitivisht në shifrat nga Covid-19 në Greqi.

Sipas asaj që raporton Ministria e Shëndetësisë helene, në 24 orët e fundit janë shënuar 237 raste të reja nga koronavirusi.

Shifër kjo, thuajse dyfish më e vogël se e regjistruar në vendin tonë në të njëjtën periudhë kohore. Kujtojmë që vendi ynë shënoi sot 474 raste të reja në 24 orët e fundit.

Ndërkaq, sa i përket viktimave, Greqia regjistroi 28 humbje jete, duke e dërguar në 5.469 numrin e vdekjeve që nga fillimi i pandemisë.

Ndërsa Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut realizoi 1530 testime, nga ku 190 persona dolën mbartës të virusit. Sa i përket viktimave, në 24 orët e fundit u shënuan 6 viktima./Gazetareforma.com/