Skip to content
Kronikë

Bie nga skelet, dërgohet me urgjencë në spital 45-vjeçari

· 1 min lexim

Një 45-vjeçar është paraqitur mbrëmjen e sotme në spitalin rajonal të Elbasanit. F.M. banues në fshatin Petresh është punëtor i një firme pë përpunimin e hidrokarbureve.

Ai ka qenë në punë në fshatin Balldren dhe u rrëzua nga struktura metalike ku punonte. Menjëherë më pas ai u dërgua në spital për ndihmën mjekësore.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.