Skip to content
Kosovë

Bie lehtë numri i rasteve me Covid në Kosovë, ja sa viktima janë shënuar në 24 orë

· 2 min lexim

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar 368 raste pozitive me Covid-19, nga 6882 testime të kryera. Një rënie e lehtë në krahasim me ditën e djeshme, kur raportoheshin 410 raste. 14 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, ndërsa janë shëruar 1382. Numri total it ë shëruarve ka shkuar në 142 064. Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.675 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.110.286 doza të vaksinës.

Instituti i Shëndetit Publik ka bërë thirrje për respektimin e distancës fizike dhe mbajtjen e maskës.

Njoftimi i plotë i IKSHKP:

16 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.675 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.110.286 doza të vaksinës.

Deri më sot 399.341 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 6.882 testime, 368 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 14 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 1.382 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 142.064.

Në total numri i rasteve aktive është 13.473.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!