Sali Berisha iu drejtua Edi Ramës me një mesazh nga protesta e demokratëve poshtë banesës së tij, duke thënë se uragani i mbrëmshëm ka betuar se nuk do të ketë amnisti për të. Në lidhje me skandalin e korruptimit të ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal, Berisha shtoi se Edi Rama do gjykohet për krimin ndaj Shqipërisë dhe SHBA-së, pavarësisht manovrave apo lobimit të tij. Berisha informoi se McGonigal u dënua me 3 vite burg në SHBA dhe theksoi se shqiptarët besojnë në fitoren e PD-së, duke i inkurajuar të mos ndiejnë vetminë dhe duke shprehur bindjen se kur shqiptarët janë bashkë, bota do t’i respektojë dhe vlerësojë.
SPAK po e redukton dosjen e Belinda Ballukut te një vilë? Si po sfumohen akuzat për tenderat, rrugët dhe milionat e dyshuara të korrupsionit
Kur bëhet fjalë për dosje me qindra miliona euro dhe tendera të dyshuar korruptivë, drejtësia shqiptare duket se ka një...








