Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Berisha përkujton 34-vjetorin e kryengritjes së 2 korrikut 1990

17:18 02/07/2024
Reading Time: 2 min lexim

Në një postim në rrjetet sociale, kreu demokrat Sali Berisha ka përkujtuar 34-vjetorin e kryengritjes së 2 korrikut 1990, një moment historik në qëndresën e shqiptarëve kundër diktaturës komuniste. Berisha theksoi rëndësinë e kësaj ngjarjeje, duke e cilësuar si një ditë të shënuar në historinë e luftës për liri dhe demokraci.

“Më 2 korrik 1990, mijëra të rinj punëtorë, intelektualë dhe të persekutuar të Tiranës u ngritën kundër diktaturës komuniste dhe, me një guxim epik, shembën në Tiranë Murin e Berlinit, duke hyrë në oborrin e Ambasadës Gjermane dhe ambasadave të tjera,” shkruan Berisha. Ai vlerësoi aktin e guximshëm të protestuesve, të cilët, sipas tij, plagosën për vdekje diktaturën e fundit staliniste në Europë.

Berisha gjithashtu shprehu keqardhjen që qytetarët dhe inteligjencia e Tiranës nuk mbështetën mjaftueshëm kryengritjen, duke mos mbushur rrugët dhe sheshet për të përmbysur regjimin komunist. Megjithatë, ai theksoi se kryengritja e 2 korrikut goditi rëndë dhe bëri të pashpresë diktaturën komuniste në Tiranë, duke dëshmuar se Shqipëria nuk do të mbetej një bastion i socializmit në Europë.

Në përfundim të postimit të tij, Berisha ftoi të gjithë shqiptarët të përulen me mirënjohje dhe nderim të madh për të gjithë ata që morën pjesë në kryengritje. Ai shprehu mirënjohjen e tij të veçantë për ambasadorin gjerman Werner Daum dhe kolegët e tij për mbështetjen e dhënë kryengritësve dhe popullit shqiptar. Berisha nderoi gjithashtu martirin e kryengritjes, të riun 15-vjeçar Artim Basha, i cili humbi jetën në altarin e lirisë së shqiptarëve.

“Kryengritja paqësore e 2 korrikut 1990 goditi rëndë dhe bëri të pashpresë diktaturën komuniste në Tiranë. Ajo me jehonën e saj të jashtëzakonshme dëshmoi se Shqipëria socialiste nuk ishte dhe nuk do të mbetej shkëmb graniti i socializmit në Europë,” përfundoi Berisha.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Sali Berisha

Të tjera

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës
Aktualitet

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

Prej 31 majit, mijëra protestues mblidhen çdo natë poshtë zyrës së kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë dhe...

15:54 23/06/2026
SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës
Aktualitet

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

Prokuroria e Posaçme ka zbuluar detaje të reja që, sipas saj, forcojnë dyshimet se vila F6 në kompleksin “White Rocks”...

15:39 23/06/2026
Para
Diogo Costa, heroi i Portugalisë: Ndeshja më e mirë e jetës sime

Diogo Costa, heroi i Portugalisë: Ndeshja më e mirë e jetës sime

Lajmet e fundit

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

15:18 23/06/2026
Auron Tare sulmon Ramën: Kush mbron trashëgiminë është armik, ndërsa betoni në Përmet quhet patriotizëm?

Auron Tare sulmon Ramën: Kush mbron trashëgiminë është armik, ndërsa betoni në Përmet quhet patriotizëm?

14:55 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip