Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Berisha pas seancës anormale: Rama u takua në Dubai me klanet e drogës!

12:30 04/12/2023
Reading Time: 2 min lexim

Lideri i opozitës Sali Berisha pas mbarimit të seancës në Kuvend ka deklaruar se opozita nuk tërhiqet nga kërkesat e saj. Ai gjithashtu ka theksuar se përmes komisioneve hetimore kryeministri Rama do të hetohet për çdo qindarkë të pasurisë së tij dhe ndëtimeve që ka bërë.

“Ne do vazhdojmë betejën tonë gjer në krijimin e komisioneve hetimore parlamentare. Gjer në hetimin në çdo qindarkë të sarajeve të Surrelit të ngritura mbi krimin. Në kuptimin të ngritura mbi ryshfetin, të ndërtuara nga ndërtues pas shpërblimeve që u ka bërë Edi Rama me punëra të tjera.
Edi Rama ka ndërtuar gjithsej në kohën e ndërtimit të tyre, 3800 euro dhe 400 mijë lekë. Parku 5 mijë metër katrorë është blerë me një çmim minimumi 10 deri në 12 herë nga sa është deklaruar dhe është blerë në kushte flagrante të shkeljes së ligjit.
Edi Rama do hetohet për çdo udhëtim të tij, për 140 fluturimet e tij në dy vite, që u kanë kushtuar taksapaguesve shqiptarë mbi 22 milionë euro.
Do hetohet për të gjitha takimet që ka bërë gjatë këtyre udhëtimeve. Flitet gjerësisht se në Dubai takoi klanet e drogës, ndër të tjera edhe ortakun e vëllait të tij Olsi, famozin Amant Josifi.
Unë kam denoncuar se call-centeret e Amant Josifit janë të gjitha të paprekura dhe në vend të tyre janë arrestuar djem dhe vajza që nuk kanë pasur asnjë lidhje me vjedhjen e parave përmes Bitcoin nga grupi Milton me përfaqësues Amant Josifin dhe Olsi Ramën.
Do hetohet Edi Rama për të gjitha aferat korruptive me PPP-të. Ju e shihni se si djegësi i Tiranës është tërësisht i paketuar, djegësin e Tiranës, Edi Rama që i dha kompanisë së vet 8 përqind bonus, tetë muaj para se kompania të krijohej. Qytetarët duhet t’i dinë këto, ne do i faktojmë me dokumente.
Do hetohen të gjitha PPP-të e shëndetësisë, pasi aty janë krimet më monstruoze të kryera ndaj shëndetit të shqiptarëve. Vetëm sterilizimi ka kushtuar mijëra jetë pasi qytetarët mbetën të paoperuar sepse spitalet nuk blinin dot setet e sterilizimit me çmime 80 herë më të larta.
Do hetohet Edi Rama me shushunjën e kunatit të tij, që quhet Vilma Nushi e cila për të plaçkitur paratë e taksapaguesve regjistron në check-up me dhjetëra mijëra individë që janë ndarë nga kjo jetë prej vitesh. Do hetohet Edi Rama për të gjithë investitorët strategjikë. Ju e patë se si i ka dhënë 400 mijë metër katrorë Pëllumb Gjokës, porositësit me pagesë të vrasësve.
Do hetohet edhe për Lucën e tij, i cili ka qenë një nga personat më të ndjekur nga autoritetet shqiptare dhe partnerët ndërkombëtare. Dhe tani i kapet veliera dhe shkon e rrëmben velierën e ndjekur nga autoritetet italiane me kokainë,” tha Berisha.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës
Aktualitet

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Procedimet e qytetarëve pas protestave nuk mund të kthehen në armë për të frikësuar sheshin. Policia mund të referojë. Mund...

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës
Aktualitet

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Pas procedimeve penale ndaj protestuesve, qeveria duket se po hedh në lojë çdo mjet për të bllokuar revoltën qytetare. Goditja...

18:31 21/06/2026
Para
SKANDAL/ Çdo dokument në e-albania është lehtësisht i ndryshueshëm teksa gjenerohet

SKANDAL/ Çdo dokument në e-albania është lehtësisht i ndryshueshëm teksa gjenerohet

Lajmet e fundit

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip