Skip to content
Kronikë

Berisha njofton takimin e radhës për foltoren me demokratët, zbulohet qyteti i radhës

· 2 min lexim

Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar me anë të një postimi në rrjetet sociale për takimin që do të mbaj nesër në qytetin e Shkodrës.

Berisha njofton se takimi i  “Foltores së Shkodrës” do të zhvillohet më datë 1 tetor në orën 18 në sallën e Kinema Milenium. Ai ka ftuar të gjithë demokratët që të marrin pjesë në këtë foltore.

Nesër, ditën e premte me datën 29 shtator në ora 18:00 në sallën e Kinema Milenium të qytetit të Shkodrës do mbahet “Foltorja: Për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur”.

Ftoj demokratet dhe demokratët e Shkodrës të marrin pjesë.

Vetëm të bashkuar fitojmë!”-thuhet në njoftim.

Sjellim në vëmendje se Berisha ka zhvilluar takime në Tiranë, Fier, Durrës dhe Vlorë dhe ditën e nesërme ai ka lajmëru se do të jetë në qytetin e Shkodrës. Qëllimi i kësaj foltore sipas Berishës është për rikthimin e dinjitetit të demokratëve dhe mbledhja e firmave për të mbajtur Kuvendin Kombëtar të PD-së. Kujtojmë se edhe ditën e djeshme Berisha ka deklaruar se Kuvendi i PD-së do të mblidhet me firmat e demokratëve, për një parti të re me norma e standarde që asnjë kryetar të mos i shkelë.

Kujtojmë se kreu i PD-së, Lulzim Basha disa ditë më parë në nisje të sesionit të 10 parlamentar, lajmëroi përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar i PD-së. Ky vendim i Bashës solli shumë reagime.