Këtë të hënë Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha para s të hynte në parlament ka paralajmëruar për protesta të fuqishme kundër kryeministrit të vendit Edi Rama. Sipas Berishës ky është vetëm një nga planet e betejës me mazhorancën. Ndërkohë i pyetur nëse ka një plan B, nëse gjykata do vendosë kundër votimeve në PD, Berisha u shpreh se po ecet në një betejë shumë planëshe.
“Ne po ecim në shumë plane. Njëri është plani i protestave të fuqishme kundër Edi Ramës. Plani i dytë është i primareve dhe standardeve të reja demokratike, plani i tretë është plani i angazhimit maksimalt të shoqërisë. Është një betejë shumëplanëshe”, tha Berisha.
Sa i përket heqjes së fashës 800 kilovatë dhe a mund të jenë të suksesshme protestat tani që u hoq, Berisha tha se axhenda për betejë me Edi Ramën është më e madhe se Mali i Dajtit.
“Fashoja 800 kilovat është shpallur para një muaji, kurse vjeshta e protestave është një ide e kahershme, e cila duhet të konkretizohet sa më shpejt. Tërheqja e tij, unë e quajta palosja e tij nga ultimatumi i opozitës, ajo u shtua në axhendë, por axhenda për betejë me Edi Ramën është më e madhe se Mali i Dajtit”, tha Berisha.
“Më lër të digjem me gjithë shtëpi”, vajza e telefonon për nënën e sëmurë, zjarrfikësi sfidon flakët dhe sakrifikon për ta shpëtuar nga pallati në zjarr
Një zjarrfikës është kthyer në simbolin e ndërhyrjes dramatike për shpëtimin e një gruaje të bllokuar në pallatin që u...







