Skip to content
Kronikë

Bënte “namin” në Durrës, ja si u kap autori i 13 vjedhjeve

· 2 min lexim

Ditën e sotme policia ka arrestuar në Durrës një person që përgjatë 2 muajve të fundit kishte bërë 13 vjedhje.

Bëhet me dije  se u arrestua  në flagrancë shtetasi O. H., banues në lagjen Nr.12, Durrës, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”.

Personi u lap në flagrancë flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke vjedhur materiale ndërtimi në një pallat në proces rindërtimi.

Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit:

Durrës

Vijon puna për parandalimin e vjedhjeve dhe zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve të vjedhjeve.

Kapet dhe arrestohet në flagrancë, gjatë kyrerjes së vjedhjes autori i dyshuar, i shpallur në kërkim më parë për të njëjtën vepër penale.

Gjatë hetimeve, zbardhen dhe dokumentohen dhe 13 vjedhje të kryera nga ky shtetas, të ndodhura gjatë 2 muajve të fundit në qytetin e Durrësit.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësive penale, arrestuan shtetasin O. H., banues në lagjen Nr.12, Durrës, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”.

Ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke vjedhur materiale ndërtimi në një pallat në proces rindërtimi.

Nga veprimet e para hetimore të kryera, rezulton se ky shtetas dyshohet të jetë autor dhe i 13 vjedhjeve të tjera, të ndodhura gjatë muajve shtator, tetor 2021, konkretisht:

Më datë 01.09.2021, në lagjen Nr.17, Durrës, dyshohet se ka vjedhur 2 pasqyrat e mjetit tip “Benz” në pronësi të shtetasit A. A.;

Më datë 04.09.2021, në banesën e dëmtuar nga tërmeti, të shtetasit A. Xh., në lagjen Nr.12, Durrës, dyshohet se ka vjedhur istalimet e banesës;

Më datë 04.09.2021, në banesën e shtetasit I. S., banues në lagjen Nr.12, Durrës, dyshohet se ka vjedhur një shum parash;

Më datë 04.09.2021, në banesën e shtetasi F. M., banues në lagjen Nr.17, Durrës, dyshohet se ka vjedhur televizorin dhe disa bizhuteri;

Më datë 11.09.2021, në banesën e shtetasit H. Ll., banues në lagjen Nr.17, Durrës, dyshohet se ka vjedhur një aparat celular;

Më datë 17.09.2021, në banesën e shtetasit A. F., banues lagja Nr.17/1, Durrës, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash dhe sende personale;