Skip to content
Kronikë

Bënin manovra të rrezikshme me “Jet Ski”, e pësojnë “trimat” në Sarandë

· 2 min lexim

Ditën e sotme mësohet se janë bllokuar nga Policia Kufitare e Sarandës 3 mejte lundruese të llojit “Jet Ski”, ose siç njihen dryshe motorrët e ujit, “shoferët” e të cilave po  kryenin manovra të rrezikshme duke rrezikuar jetën e pushueve me këto mjete.

Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative 2 shtetas.

Shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë, në vijim të kontrolleve për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, me qëllim krijimin e një ambienti të sigurtë për pushuesit, kanë marrë njoftim për dy shtetas që kryenin manovra të rrezikshme me mjete lundruese, në det, duke rrezikuar pushuesit.

Pas lokalizimit të mjeteve lundruese u ndëshkuan me masë administrative 10.000 lekë të rinj secili, pronarët e mjeteve lundruese, shtetasit G. Zh., 35 vjeç dhe A. H., 45 vjeç, të dy banues në Sarandë.

Gjithashtu u bë bllokimi i mjeteve lundruese me të cilët shtetasit G. Zh. dhe A. H. kryen manovra të rrezikshme. Gjithashtu u bllokua një tjetër mjet lundrues, në pronësi të shtetasit A. H., për mungesë dokumentacioni.

Kujtojmë se pak kohë më parë një mjet lundrues në Sarandë doli nga uji dhe shtypi 3 pushues duke i lënduar rëndë ato. Problematika me mjetet e ujit është bërë shqetësuese për pushuesit, pasi ato lundrojnë afër bregut duke lëvizur me shpejtësi dhe duke bërë manovra të rrezikshme që shpeshherë rrezikojnë jetën e pushuesve.