Skip to content
Politikë

‘Bashkë Fitojmë’ humbje më të thellë se më 14 maj në Kukës, kandidati socialist 5500 vota më shumë

· 1 min lexim

Albert Halilaj do të jetë kryebashkiaku i ri i Kukësit për këtë mandat që sapo ka nisur. KQZ ka publikuar të dhënat, pas numërimit të të gjitha kutive, dhe rezulton se  Halilaj ka fituar me më shumë se 5500 vota përballë kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Emri Vata.

Kjo diferencë votash më shumë se dy herë më e madhe se diferenca e votave të 14 majit të ish kryetarit, Safet Gjici përballë rivalit të tij demokrat.

Zgjedhjet e parakohshme në Kukës u zhvilluan për shkak të një skandali seksual të kryetarit të saporizgjedhur, Safet Gjici.

Zgjedhjet e 24 shtatorit

Albert Halilaj  (PS) 13025 vota

Emri Vata (BF) 7431

Zgjedhjet e 14 majit

Admir Sinamati (BF) 9592

Safet Gjici (PS) 11632