Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Basha propozoi 11 pika në Partinë Demokratike, sot mblidhet Komisioni i Përhershëm

10:32 14/07/2021
Reading Time: 2 min lexim

Komisioni i Përhershëm në PD pritet të mblidhet mesditën e sotme për të shqyrtuar propozimet e depozituara për ndryshimet në statutin e partisë. “Të mërkurën, datë 14.07.2021, orën 11:00, do të zhvillohet mbledhja e Komisionit të Përhershëm Statutor, për të shprehur mendimin e tij për propozimet që do të vijnë deri të martën, datë 13.07.2021, nga anëtarë të Komisionit, anëtar të Kryesisë, Kryetari i Partisë, anëtar të Këshillit Kombëtar, apo strukturat lokale të Partisë”, njoftoi pak ditë më parë sekretari i përgjithshëm i PD-së anëtarët e komisionit.

Propozimet janë depozituar nga kreu i PD Lulzim Basha si edhe ish kandidati për postin e kryetarit të partisë Fatbardh Kadilli. Në propozimet e tij, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përfshin në kryesinë e partisë Kryetarin e Keshillit Kombëtar të demokrateve.

Në 11 propozimet e kryetarit Basha për ndyshimin e statutit të PD-së parashikohet një kryesi më e zgjeruar, ku përvec kryetarit të Keshillit Kombetar, do të zenë vend edhe drejtues te disa strukturave të tjera, të cilët më parë nuk kanë qenë pjesë e këtij forumi të PD-së, shkruan BW.

Një tjetër propopzim i Lulzim Bashës është qe numri i sekretarëve të mos jetë i limituar, por të caktohet nga kryetari. Kryedemokrati propozon gjithashtu organizimin e Këshillit Kombëtar sipas departamenteve. Ndër të tjera Basha kërkon që kandidatët për kryetarë bashkish të propozohen nga kryetari i partisë, të caktohen nga kryesia dhe lista e plotë të miratohet nga këshilli kombëtar.

Sakaq Fatbardh Kadilli kërkon që manifesti i tij politik të bëhet pjesë e statutit të Partisë Demokratike. Sipas Kadillit, drejtuesit e cdo niveli të partisë duhet të votohen nga anëtarësia. Për Kadillin strukturat aktuale të PD-së janë të ngurta, ndaj është domosdoshmëri që ato të bëhen fleksibel, në mënyrë që partia të ketë mundësi të zgjerohet edhe më shumë. Një pikë ku anëtari i kryesisë së PD, ngul këmbë për ndryshim, lidhet me ndarjen e drejtimit politik të partisë, nga administrimi i saj.

Pas komisionit të përhershëm. demokratet pritet të mbledhin këtë të enjte kryesinë, ku do të shqyrtohet edhe draft statuti i ri i partisë demokratike, si edhe do të njihet me analizën e zgjedhjeve që është bërë në 12 qarqe dhe listën me kandidatët për Këshillin Kombëtar.

 

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: bashakomisionipd

Të tjera

GJKKO rrëzon kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta
Kryesore

GJKKO rrëzon kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta

Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka vendosur sot të refuzojë kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta për...

12:39 13/08/2025
Kërkon lirimin nga qelia, sot zhvillohet seanca për Metën në GJKKO
Kryesore

Kërkon lirimin nga qelia, sot zhvillohet seanca për Metën në GJKKO

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pritet të zhvillojë sot, në orën 10:00, seancën gjyqësore për shqyrtimin...

08:51 13/08/2025
Para
I dënuar me 5 vjet burg, kapet durrsaku i shpallur në kërkim kombëtar (Emri)

I dënuar me 5 vjet burg, kapet durrsaku i shpallur në kërkim kombëtar (Emri)

Lajmet e fundit

Arroganca e pushtetit në mes të protestave: Parlamenti kalon ligje sikur të mos ndodhte asgjë, lirohen 466 të burgosur

Arroganca e pushtetit në mes të protestave: Parlamenti kalon ligje sikur të mos ndodhte asgjë, lirohen 466 të burgosur

12:49 19/06/2026
Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri

Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri

10:55 19/06/2026
Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

16:00 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip