Skip to content
Të Gjitha

Basha, deklaratë të fuqishme: “Nesër dita më intensive politike”

· 1 min lexim

Është mbajtur sot mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike.

Ndër të tjera, gjatë mbledhjes Lulzim Basha ka bërë një deklaratë të fuqishme.

Sipas Top Channel, kreu i opozitës është shprehur se nesër do jetë dita më intensive e politikës.

Basha ka paralajmëruar se për dy javë do të dalë materiali i Reformës Zgjedhore dhe platforma për zgjidhjen politike.

Basha:

Për dy javë del materiali i reformës  zgjedhore dhe platforma për zgjidhje politike. Është koha për hapje të madhe të gjerë me çdo person që është kundër kësaj qeverie e që dëshiron të vi të kontribuojë për PD. Është koha ta bëjmë koalicionin tonë me çdo individ që është gati të përshpejtojë zgjidhjen dhe rënien e kësaj qeverie. Dita e nesërme e në vazhdim do jetë periudha më intensive politike.

Më herët, në muajin Nëntor, në një njoftim për mediat, kryesuesi i Grupit të Punës së Opozitës të Bashkuar, Gazmend Bardhi, është shprehur kundër propozimit të Partisë Socialiste që administrimin e zgjedhjeve ta bëjnë punonjësit e administratës publike.

Megjithatë nuk dihet ende se çfarë do të ndodh ditën e nesërme.