Skip to content
Politikë

Bardhi-Ballukut: Krahun e majtë e ke në burg, ndërsa të djathtin drejt asaj rruge

· 2 min lexim

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka kritikuar Ministren e Energjetikës Belinda Balluku në seancën parlamentare, duke thënë se diskutimi duhet të përqendrohet te temat e rendit të ditës, jo te zgjedhjet. Ai iu referua rastit të Evis Berberit dhe Ceno Klosit, duke argumentuar se ata kanë përfshirë paratë e buxhetit të shtetit në blerjen e votave në zgjedhjet e Dibrës. Bardhi kërkoi kujdes në zbatimin e rendit të ditës, duke theksuar nevojën për të shpëtuar nga diskutimet e panevojshme rreth zgjedhjeve dhe për të fokusuar në çështjet ligjore aktuale.

“Zonja drejtuese e seancës ju kujdeseni të na kujtoni të flasim për temat e rendit të ditës, nuk di të kemi në rend dite zgjedhjet e Dibrës sot, se po të kemi ato dua t’i kujtoj ministres që e ka krahun e majtë në burg, Evis Berberin që blinte votat derë më derë dhe krahun e djathtë, drejtorin e Tatimeve e ka kandidat për të shoqëruar të parin, që po ashtu blinte votat e dibranëve në zgjedhje. Përqendrohemi te rendi i ditës, se po të jetë për zgjedhjet e vota, kalojmë te ato lekët që nga buxheti i shtetit shkonin te Evis Berberi dhe nga ai te qytetarët e varfër të Dibrës”, u shpreh ai.