Skip to content
Të Gjitha

Barcelona gjen triumfin në ndeshjen përballë Real Betis, meritat i takojnë Messit

· 1 min lexim

Më në fund pas katër ndeshjesh, Barcelona është rikthyer ditën e sotme te triumfi dhe golat e merituar në La Liga.

Në ndeshjen përballë Real Betis, katalanasit fituan me rezultatin 5-2. Golin e parë e shënoi francezi Dembele që gjeti rrjetën në mënyrë spektakolare dhe i hapi Barçës rrugën e fitores.

Pas golit Griezmann humbi një penallti dhe Betis barazoi në minutat shtesë të pjesës së parë. Barcelona në pjesën e dytë aktivizoi Leo Messin dhe kapiteni e tregoi rëndësinë e tij.

Ishte Grizman ai që  realizoi në të 49-tën, ndërkohë që Mesi më pas rrëmben skenën me një dopietë në të 61-tën dhe 82-tën. Më herët për miqtë realizoi Loren për 3-2. Për golin që do të vuloste rezultatin 5-2 mendoi Pedri në fundin e lojës,. Me ketë 3 pikësh Barcelona u ngjit në kuotën e 11 pikëve në 7 takime.