Skip to content
Kronikë

Banorët i vunë flakën disa shkurreve, del jashtë kontrollit zjarri në Kavajë

· 1 min lexim

Një zonë në vendin e quajtur Kodra Ali Beut në qytetin e Kavajës është përfshirë nga flakët mesditën e sotme. Zjarri është ndezur nga disa persona, të cilët iu kanë vënë flakën disa shkurreve, por më pas ka dalë jashtë kontrrollit duke u favorizuar nga era e fortë.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po përpiqen për të vënë situatën në kontroll, por terreni është malor duke u vështirësuar punën.