Skip to content
Të Gjitha

Banka Botërore “i hap sytë” qeverisë shqiptare: Emigrimi shkaktohet nga korrupsioni

· 2 min lexim

Gjithnjë e më shumë emigrimi po merr përmasa masive, teksa mbetet një debat i hapur në lidhje me faktorët që e nxisin këtë dukuri sociale.  Në bazë të interesave të saj, qeveria e ka paraqitur emigracionin si një fenomen rajonal që nuk ndodh vetëm në vendin tonë, pra praktikisht është I shkëputur nga ndikimi I qeverisjes.

Por ndërkohë Banka Botërore “i hap sytë” qeverisë shqiptare duke i bërë të ditur me anë të një raporti arsyet reale të emigrimit të shqiptarëve në drejtim të vendeve të tjera.  Një raporti i fundit i BB, që ka analizuar flukset migratore në Europë ka dalë në përfundimin se një nga arsyet madhore që largon qytetarët nga vendet e tyre është korrupsioni. Raporti thotë përkeqësimi i korrupsionit në një vend me një njësi, rrit emigrimin me 9 deri në 29 për qind.

“More korrupsion shoqërohet gjithashtu me norma më të larta emigracioni. Ky efekt është veccanërisht i fortë tek emigrantët e kualifikuar me aftësi të larta,” thuhet në raport.

Sipas BB, kanalet se si korrupsioni i detyron njerëzit të braktisin vendin e tyre, janë disa.  “Për shembull, nivelet më të larta të korrupsionit kanë një ndikim negativ në cilësinë e institucioneve lokale. Kjo ccon në nivele më të ulëta besimi tek institucionet, pasiguri ekonomike për qytetarët, më pak mundësi pune dhe cilësi më të ulët të jetës,” vërejnë ekspertët e Bankës Botërore.   

Por pse korrupsioni ka efekt më të fortë tek njerëzit e shkolluar? Përgjigja sipas BB është e qartë.

“Korrupsioni ka një ndikim më të fortë tek emigrantët me aftësi të larta sepse gërryen strukturën meritokratike në shoqëri dhe zvogëlon në mënyrë drastike kthimin e investimit që njerëzit bëjnë në arsim,” citon raporti.

Shqipëria qëndron në majën e botës për nivelin e emigracionit. Aktualisht vlerësohet se 40 për qind e shqiptarëve jetojnë në mërgim, ndërkohë që vetëm në dekadën e fundit janë larguar jashtë më shumë se 750 mijë shqiptarë.