Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Ballkani i Hapur, nuk ka arritur t’i lehtësojë procedurat”, sigurimi i punëtorëve nga jashtë ka kosto të lartë

18:17 03/04/2023
Reading Time: 3 min lexim

Afaristët në Maqedoninë e Veriut thonë se për ta po bëhet problem gjithnjë e më i madh mungesa e forcës punëtore, pavarësisht faktit se në vend janë të regjistruar si të papunë më shumë se 110 mijë persona.

Nga sektori i biznesit theksojnë nevojën që shteti të hartojë një strategji, e cila do të japë rezultate në një afat të shkurtër kohor. Në të kundërtën, thonë se shumë biznese do të shuhen pasi 9.600 vende të punës mbeten të paplotësuara.

Nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore theksojnë se as marrëveshjet, të cilat burojnë nga nisma rajonale, Ballkani i Hapur, nuk kanë arritur t’i lehtësojnë procedurat për sa i përket sigurimit të punëtorëve nga vendet e rajonit.

“Pjesa dërmuese e kompanive nuk kanë përvoja pozitive në këtë aspekt. Tregu i Maqedonisë së Veriut për punonjësit e huaj mbetet një nga tregjet më të vështira për sa i përket qasjes. Prandaj, konsiderojmë që tregu i punës duhet të liberalizohet sa më parë në aspektin e normativës ligjore që rregullon këtë çështje, veçanërisht në aspektin e implementimit pasi te ne shpeshherë zgjidhjet ligjore janë shumë të mira, por çalon zbatimi praktik”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Drilon Iseni, drejtor i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore.

Gjatë kësaj jave, zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyçi, tha se po punohet për eliminimin e procedurave burokratike, që të përshpejtohet angazhimi i punëtorëve të huaj në vend.

“Ata që besojnë se vendi ynë ofron kushte më të mira jetese se vendi i tyre, sigurisht që do ta gjejnë rrugën për të ardhur në vendin tonë, ashtu si bashkëqytetarët tanë që besojnë se një jetë më e mirë mund të gjendet jashtë vendit”, tha Bytyçi.

Sigurimi i kushtueshëm i punëtorëve nga jashtë

Zoran Koçoski, i cili drejton një agjenci për ndërmjetësim gjatë punësimit të personave nga jashtë vendit, thotë se afaristëve që përballen me mungesën e punëtorëve sigurimi i një punëtori nga vendet e Lindjes për ta ka kosto shumë të lartë.

“Më së paku dymijë euro duhet të ndajnë punëdhënësit nga Maqedonia e Veriut për një punëtor nga Nepali, Bangladeshi apo Pakistani, pasi këtyre punëtorëve duhet t’u sigurohet bileta e avionit, shpenzimet për lejen e punës, banesa dhe t’u sigurohet punë së paku për tre muaj”, sqaron Koçoski.

Ai thekson se punëtorët nga Lindja, Maqedoninë e Veriut shohin si vend prej ku mund të drejtohen më lehtë për në vendet anëtare të Bashkimit Evropian.

“E njoh mentalitetin e tyre njerëzve, nuk duan të vijnë në Maqedoni [të Veriut] pasi ideja e tyre është që nga këtu të largohen për në Gjermani e gjetiu”, thotë Koçoski duke kujtuar eksperiencën e Shqipërisë, vend ky që siguroi punëtorë nga Egjipti, por që pas pak kohësh pjesa me e madhe e tyre u larguan për në vendet e BE-së.

Por, Kristina Ampeva, e cila drejton një organizatë për mbrojtjen e punëtorëve në industrinë e tekstilit, konsideron se shpenzimet e shumta për jetesë Maqedoninë e Veriut e bëjnë vend jo atraktiv për punëtorët e huaj.

“Te ne e shihni se një kilogram qepë duhet paguar 90 denarë, (1.5 euro) patatet 80 denarë (1.3 euro). Me çka do të jetojnë ndërkohë që duhet të paguajnë dhe qira, ndërsa paga minimale mezi arrin 350 euro”, thotë Ampeva për Radion Evropa e Lirë./REL

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Tragjedi në Durrës, 11-vjeçari mbytet duke u larë në det
Aktualitet

Tragjedi në Durrës, 11-vjeçari mbytet duke u larë në det

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Durrës, ku një fëmijë 11-vjeçar dyshohet se është mbytur teksa...

11:51 21/06/2026
“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë
Aktualitet

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

Protesta para Kryeministrisë do të vijojë edhe gjatë natës. Shqiptarët e ardhur nga diaspora, të cilët iu bashkuan tubimit të...

23:53 20/06/2026
Para
Horoskopi sot, 4 prill 2023

Horoskopi sot, 4 prill 2023

Lajmet e fundit

Tragjedi në Durrës, 11-vjeçari mbytet duke u larë në det

Tragjedi në Durrës, 11-vjeçari mbytet duke u larë në det

11:51 21/06/2026
“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

23:53 20/06/2026
Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip