Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Balla paralajmëron: Ata që vijnë në shtator të kenë kulturë, e jo debate

13:36 07/07/2021
Reading Time: 2 min lexim

Kreu i grupit aktual të Partisë Socialiste, Taulant Balla, nga foltorja e Kuvendit ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila hoqi herësin duke hapur plotësisht listat e kandidatëve për deputetë. Balla tha se vendimet e Kushtetueses janë të formës së prerë, megjithëse theksoi se duhet të presin vendimin e arsyetuar.

“Nuk dua të hyj në debatin që pasoi vendimi i Gjykatës Kushtetuese për hapjen e listave. Duhet të presim arsyetimin e gjykatës lidhur me këtë dhe vendimet e GJK janë të një forme të prerë.

Sapo Kuvendi i ri të fillojë punën një komision i ri i posaçëm duhet të adresojë një sërë çështjesh. Duke filluar edhe me çështjen e  përfolur për depolitizimin e plotë të administratës zgjedhore. Zgjedhjet e 25 prillit ishin të fundit që shqiptarët jashtë nuk mund t’u ofrohet e drejta në zgjedhje”, u shpreh Balla.

Lidhur me debatin për zgjedhjen e kryetarit të ri të AMA, ku institucionet ndërkombëtare kanë bërë thirrje që votimi të shtyhet në shtator, Balla tha se procesi ka qenë sipas procedurave.

“Është përgjegjësi e Kuvendit që të garantojë që institucionet që zgjidhen prej tij të jenë në funksion. Ne kemi bërë një rezolutë për AMA sipas procedurave para disa ditësh. Në këtë këndvështrim unë nuk shoh ose qenka më i rëndësishëm kryetari i AMA se dy të tjerët për institucionet e Vettingut.

Dua t’ju them që ata që vijnë në shtator minimalisht të paktën këtë traditë të mirë parlamentare që për çështjet që kanë të bëjnë për reformën në drejtësi nuk ka nevojë për shumë debat, por duhet ta kemi këtë kulturë”, deklaroi Balla.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: ballakuvendPS

Të tjera

GJKKO rrëzon kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta
Kryesore

GJKKO rrëzon kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta

Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka vendosur sot të refuzojë kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta për...

12:39 13/08/2025
Kërkon lirimin nga qelia, sot zhvillohet seanca për Metën në GJKKO
Kryesore

Kërkon lirimin nga qelia, sot zhvillohet seanca për Metën në GJKKO

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pritet të zhvillojë sot, në orën 10:00, seancën gjyqësore për shqyrtimin...

08:51 13/08/2025
Para
ISHP: Nuk është identifikuar varianti Delta në Shqipëri

ISHP: Nuk është identifikuar varianti Delta në Shqipëri

Lajmet e fundit

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën

22:56 23/06/2026
Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre

Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre

22:43 23/06/2026
Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip