Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Baba Mondi del në bisedat “SKY”, detaje tronditëse nga dosja hetimore

22:46 22/05/2024
Reading Time: 2 min lexim

Përgjimet te dosja “Metamorfoza 3”, vërtetuan denoncimin që bëri “Pamfleti” më 6 maj 2024, për përfshirjen e kreut të bektashinjve, në mëkate me pronat në emër të Gjyshatës së Shqipërisë, por për llogari të tij e të Ilir Metës, duke aktivizuar eksponentë e banda kriminale, të hedhur në veprim ish Presidenti…

Më 6 maj 2024, “Pamfleti” publikoi një denoncim, me indicie për përfshirjen e Kryegjyshit Bektashi,  Haxhi Dede Edmond Brahimaj, në grabitje tokash, me falsifikime dokumentesh e pazare korruptive me zyrtarë të kthimit të pronave, drejtues bashkie, kadastre e gjyqtarë.

Përveç këtyre marifeteve, Baba Mondi bashkë me Ilir Metën, kanë përdorur dhe eksponentë të botës së krimit, për të zaptuar e liruar toka, duke kërcënuar jo vetëm pronarët legjitimë që të mos i kërkojnë, por dhe drejtues të institucioneve e gjykatave, që të mos ua kthejnë pronarëve.

Denoncimi i “Pamfleti”-ut, për përfshirjen e Baba Mondit, në krimin e grabitjes së pronave në emër të Gjyshatës së Shqipërisë, u vërtetua nga përgjimet e grupeve kriminale të dosjes “Metamorfoza 3” që ka zbardhur SPAK-u.

Në një informacion konfidencial, siguruar nga burime brenda Byrosë Kombëtare të Hetimit, thuhet se emri i Kryegjyshit Bektashi, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, ka dalë në bisedat “SKY” që kanë zhvilluar eksponentët e bandave kriminale.

Në bisedat e tyre, ish-oficeri Baba Mondi, nuk përmendet për porositje vrasjesh, siç ka bërë “shefi i tij Ilir Meta; por si person që kërkon ndihmë prej tyre, për të ndërhyrë si “të fortë”, për t’i  krijuar terren të lirë e garanci, që të grabisë edhe toka e troje, të cilat nuk janë prona të Krye Gjyshatës.

Sipas informacionit, emri i Baba Mondit, deri tani ka dalë te 42 komunikime të tyre në “SKY”, ku “të fortët” i thonë njeri-tjetrit, se “kanë marrë porosi nga Baba Mondi, për ca toka në Tiranë, Elbasan, Fier, Durrës, Vlorë, Sarandë, Lezhë e Shkodër, ku ka pjesë dhe Ilir Meta”.

Në bisedat e tyre, ata i kërkojnë njeri-tjetrit, mbështetje e koordinim veprimesh, “për të ndihmuar Baba Mondin, duke kërcënuar pronarët, zyrtarët e pronave dhe gjyqtarët që kanë në dorë dosjet e pronave të Gjyshatës, kundrejt shpërblimit financiar e me toka që vlejnë”./Pamfleti

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: baba mondiBiseda në SKYIlir MetaSPAK

Të tjera

Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur
Kryesore

Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm në impiantin më të madh të gazit natyror të lëngshëm (LNG) në Katar ka shkaktuar të...

09:58 23/06/2026
Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet
Aktualitet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt. Kjo duket te reagimi i pushtetit, te debati publik, te vëmendja jashtë vendit dhe te fakti...

15:27 22/06/2026
Para
Skenari i klanit Duka për vrasjen e Visit, kush janë vajzat që u përdorën si karrem

Skenari i klanit Duka për vrasjen e Visit, kush janë vajzat që u përdorën si karrem

Lajmet e fundit

Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

09:58 23/06/2026
Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

14:48 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip