Skip to content
Kronikë

Baba i 3 fëmijëve, 38-vjeçari shqiptar humb jetën në një aksident (Emri)

· 2 min lexim

Një aksident tragjik ka ndodhur në Villafranca të Astit në Italisë ku 38- vjeçari shqiptar i quajtur Klodian Tatani ka ndërruar jetën.

38- vjeçari shqiptar Klodian Tatani po udhëtonte me mjetin e tij të tipit “Panda” kur u përplas në rrugë me një mjet tjetër.

Nga informacionet  deri më tani mësohet se se shoferi tjetër që shkaktoi aksidentin humbi kontrollin e mjetit. Për pasojë përplasja ishte shumë e fuqishme dhe i mori jetën babait të 3 fëmijëve të vegjël.

Mediat italiane i kanë kushtuar rëndësi në artikujt e tyre dhe shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në një kthesë mes Villafranca dhe Dusino San Michele ku edhe më parë kanë ndodhur aksidente të tjera të rënda. Në momentin e aksidentit rruga ka qenë e lagësht dhe e rrëshqitshme.

Klodiani lë pas gruan e tij Mejten dhe tre djemtë, Aleksin, Meidjanin e Manuelin, respektivisht 14,8 dhe 4 vjeç.

“Një punëtor i palodhur, i cili në kohën e lirë ishte duke restauruar një shtëpi historike në Sant’Elena e cila në të shkuarën i përkiste fotografit Scoffone”, shkruhet në rrjetet sociale në nder të viktimës.

Sipas asaj që mësohet në mediat italiane, familja e shqiptarit ishte e respektuar në komunitetin ku jetonte. Po ashtu, në mbështetje të tyre është ngritur një fond për t’u ardhur në ndihmë.