Skip to content
Kronikë

Atentati në Rrëshen, kreu i Policisë së Lezhës: Viktima u qëllua në lokalin e tij

· 1 min lexim

Kreu i Drejtorisë Vendore të Policisë së Lezhës, Alfred Elezi, ka dhënë informacione në lidhje me atentatin mafioz të ndodhër paraduiten e kësaj të marte në qytetin e Rrëshenit, ku mbeti i vrarë Martin Bardhi. Elezi bëri me dije se viktima u qëllua për vdekje në lokalin e tij, ndërsa të plagosur mbetën personat që ishin ulur në tavolinë me të, për të cilët tha se ndodhen nën kujdesin e mjekëve në spital.

Sipas Elezit dyshohet se shkak janë problemet prej kohësh midis fiseve në qytet, pra hasmëria. Ndërkohë sa i përket autorëve ai njoftoi se dyshehet se kanë qenë 2 persona të cilët kanë përdorur një  mjet tip Jeep, i cili është gjetur duke u djegur.