Skip to content
Kronikë

Atentati në Lushnje, identifikohen tre personat e plagosur, mes tyre një vajzë (Emrat)

· 2 min lexim

Janë bërë me dije emrat e personave që mbetën të plagosur nga të shtënat me armë zjarri mbrëmjen e sotme në një lokal në pedonalen e qytetit të Lushnjes. Mësohet se të plagosur kanë mbetur Judin Velo, Ervis Tafa, Sara Liçi, ndërkohë viktimë e atentatit ka mbetur pronari i lokalit, 40-vjeçari Bledar Muçaj. Bëhet me dije se personat e plagosur janë dërguar në spital dhe janë nën kujdesin e mjekëve.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 22:00, ndërsa kur është qëlluar me armë zjarri në pedonale ka pasur lëvizje të shumta qytetarësh. Ende nuk është bërë i ditur identiteti i autorëve, ndërsa policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e tyre.

Njoftimi i policisë:

Lushnje/ Informacion paraprak

Sot rreth orës 22:00, në një lokal në pedonalen e qytetit, është qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi B. M dhe kanë mbetur të plagosur shtetasit J. V., 32 vjeç, E. T dhe S. L., 24 vjeçe të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.

Vijon puna për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.