Forcat policore dhe RENEA kanë përforcuar masat e sigurisë në Shkodër pas sulmit që çoi në plagosjen e dy personave gjatë mbrëmjes së sotme, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorëve. Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamed Rrumbullaku, gjithashtu ka shkuar në Shkodër për të inkurajuar forcat e policisë. Në një njoftim, policia bën të ditur se shënjestra e sulmit ishte 30-vjeçari Gjon Nika, por edhe kunati i tij, 28-vjeçari Gjergj Ndërshtiqa, student i Akademisë së Sigurisë, u plagos si pasojë e të shtënave. Në përpjekjet për të kapur autorët, policia ka konstatuar djegien e një mjeti tip “Renault”, i dyshuar si përdorur nga ata.
“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën
Ish-deputeti Myslym Murrizi ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë, kryeministrit Edi Rama, drejtuesve të institucioneve të sigurisë dhe projektit...








