Skip to content
Të Gjitha

Atentat ndaj biznesmenit në Laç/ Shkon në 2 numri i viktimave, ndërron jetë në spital 53-vjeçari Paulin Gjergji

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Laçin mbrëmjen e djeshme.

Një person i paidentifikuar qëlloi drejt disa personave ndërsa mësohet se edhe shtetasi që mbeti dje i plagosur, Paulin Gjergji, 53-vjeç ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës.

Ngjarja ndodhi përpara sheshit të një hoteli në afërsi të kryqit të Gjormit.

Viktimë nga ngjarja ka mbetur edhe biznesmeni Bujar Lika (Hasani) ndaj të cilit u krye atentati.

Një tjetër person ka mbetur i plagosur dhe është shtetasi 21-vjeçar, Kreshnik Tusha ndërsa nuk ka ende informacione për gjendjen e tij.

Po ashtu dyshohet se i plagosur ka mbetur edhe vetë autori.

Ende nuk ka detaje lidhur me pistat e hetimit, dhe me arsyet se cili ka qenë shkaku i atentatit.