Skip to content
Të Gjitha

Ataku kardiak i merr jetën 3-vjeçarit shqiptar në Gjermani

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Gjermani. Një fëmijë 3 vjeç nga Kosova ka humbur jetën rrugës kur nëna e vet po e çonte për në çerdhe.

Familja kosovare jetonte prej disa vitesh në Gjermani. Mësohet se vogëlushi ka pësuar infarkt kardiak dhe për pasojë ndërroi jetë në duart e nënës.

Trupi i pajetë i 3-vjeçarit do të kthehet në Kosovë, në fshatin Ngucat të Malishevës.