Skip to content
Kosovë

Asnjë viktimë nga Covid-19 në 24 orët e fundit në Kosovë, ja sa raste të reja janë regjistruar

· 2 min lexim

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka bërë publike të dhënat e fundit në lidhje me pandeminë e koronavirusit. Sipas të dhënave të publikuara Nga 2.332 testime, 31 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 150 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.598. Në total numri i rasteve aktive është 924. Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.154 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.483.260 doza të vaksinës.

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës i bën apel qytetarëve që respektojnë me rigorozitet masat e vendosura në mënyrë që të parandalojnë përhapjen e varianteve të reja të koronavirusit.

Njoftimi:

14 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.154 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.483.260 doza të vaksinës.

Deri më sot 654.325 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 2.332 testime, 31 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes

Sot janë shëruar 150 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.598. Në total numri i rasteve aktive është 924.