Skip to content
Kosovë

Asnjë viktimë në 24 orët e fundit, ja si paraqitet situata e Covid-19 në Kosovë

· 2 min lexim

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19. Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 14 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës. Sot janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.402.

Ndërkohë deri më sot 735.357 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 1.707 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv në COVID-19.

Ndërsa në total numri i rasteve aktive është 443 persona dhe në  24 orët e fundit janë dhënë 2.748 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

4 Nëntor 2021:

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.748 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.575.375 doza të vaksinës.

Deri më sot 735.357 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 1.707 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv në COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.402.
Në total numri i rasteve aktive është 443.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d7…/page/MT0qBMbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!