Skip to content
Kosovë

Asnjë humbje jete, ja si paraqitet situata e Covid-19 në Kosovë

· 2 min lexim

Ministria e shëndetësisë së Kosovës ka publikuar të dhënat  e Covid-19  në Kosovë, ku deklaron se gjatë 24 orëve të fundit nuk ka pasur asnjë rast vdekje.

Ndërkohë në 24 orët e fundit janë 5 raste të reja me Covid-19, nga 1115 testime të bëra në nivel kombëtar. Në total numri i rasteve aktive është 430 qytetarë me Covid-19. Të shëruar janë 14 qytetarë në 24 orët e fundit, ndërkohë numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157360.

Si gjithmonë nuk mungon apeli që ministria e shëndetësisë i bën qytetarëve të Kosovës të mbajnë maskat, të ruajnë distancimin dhe të mbajnë higjenën.

Kujtojmë që ditën e djeshme ne Kosovë  në Kosovë u shënua një rast vdekje nga Covid-19.

Ndërsa për sa i përket rasteve të reja në Kosovë dje u deklaruan 14 qytetarë.

 Postimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës:

1 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Nga 1.115 testime, 5 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.360.

Në total numri i rasteve aktive është 430.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!