Skip to content
Kryesore

Asnjë gjurmë nga 3-vjeçari në Durrës, gjyshi “kyç” gojën para togave të zeza

· 1 min lexim

Gjykata e Durrësit ka vendosur “arrest me burg” për Rexhep Gjunin, gjyshi i cili akuzohet se ka rrëmbyer nipin e tij në bashkëpunim me bashkëshorten. E njëjta masë sigurise është vendosur edhe ndaj kunatit të tij, Arben Selaj i cili dyshohet se ka dijeni për vendndodhjen e të miturit.

Rexhep Gjuni ka “kyçur” gojën para hetuesve duke mos treguar ku është nipi i tij 3-vjeçar. Policia dyshon se djali është me gjyshen e tij, ndërsa raportohet se ata mund të kenë dalë dhe jashtë vendit. Seanca gjyqësore u zhvillua me dyer të mbyllura.

Nëna e 3-vjeçarit ka bërë apel dhe në media duke kërkuar djalin e saj, i cili pas vizitës së fundit tek gjyshërit nuk u kthye më tek ajo.