Skip to content
Vëndi

ARRSH njofton për situatën në Theth, apeli për shoferët

· 1 min lexim

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka publikuar një video në rrjetet sociale ku një borëpastruese hap rrugën e Thethit, teksa shihet se dëbora ka përfshirë gjithë zonën.

Sipas ARRSH-së, rruga është e pastruar dhe qarkullimi i mjeteve vijon normalisht, ndërkohë bën thirrje që të ulet shpejtësia nga shoferët që zgjedhin Thethin në fundjavë.

“📍Theth

🛣️Rruga është e pastruar, qarkullimi vazhdon normalisht🚘po punohet me zgjerimin e pjesës kaluese🚜

🌡️Temperatura -1°C

⚠️Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore👮”, thuhet në njoftimin e ARRSH-së.

https://www.facebook.com/arrsh.gov.al/posts/pfbid02vFCzVuVYthuWrZCmGpfb2L6dVKAPG8sNob4xQ8cwBZSQoJaeDt394KY1aJVBZCsKl