Skip to content
Të Gjitha

Arrestohet autori i dyshuar i vrasjes së dyfishtë në Lezhë, shpallet në kërkim vëllai i tij

· 1 min lexim

Policia e Lezhës ka arrestuar Aleksandër Përdodën 40-vjeç, banues në Lalm të Vjetër të Lezhës, si autor të vrasjes së rapsodit Kol Murrani dhe infermierit Preng Simoni.

Sipas policisë, Përdoda është një person me precedent penalë, në fushën e krimeve ndaj personit.

Në lidhje me ngjarjes është shpallur në kërkim edhe E.Përdoda, vëllai i autorit të dyshuar.

Ky i fundit dyshohet se ka ndihmuar të vëllanë në fshehjen e provave, pasi në vendin e ngjarjes policia nuk ka gjetur asnjë gëzhojë.

Mendohet se vrasja ka ndodhur për arsye pronësie, pasi Aleksandër Përdoda pretendon, se vendi ku ndodhi krimi është pronë e tij.

Policia po vijon punën për arrestimin e vëllait të autorit të dyshuar si dhe për të gjetur armën e krimit