Skip to content
Kryesore

Arrestohet 59-vjeçar në Mat për armëmbajtje pa leje

· 1 min lexim

Një 59-vjeçar është arrestuar në Mat për armëmbajtje pa leje.

Pas një kontrolli në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestruar një armë zjarri kallashnikov dhe 813 fishekë luftarakë.

Njoftimi:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, se një shtetas mbante armë zjarri, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Burgajeti”.

Si rezultat i operacionit, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Rr. M., 59 vjeç, banues në fshatin Burgajet, pasi shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në banesën e tij, një armë zjarri kallashnikov dhe 813 fishekë luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.