Skip to content
Kronikë

Arrestohet 46-vjeçari në Vaun e Dejës, dhunoi djalin dhe gruan

· 1 min lexim

Edhe në këtë vit të ri nuk mungojnë rastet e dhunës në familje. Së fundmi një person është arrestuar nga policia në fshatin Stajkë, të Vaut të Dejës, pasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes dhe djalit të tyre të mitur.

Policia e Shkodrës bën me dije se ka vënë në pranga shtetasin A. Sh., 46 vjeç.

Po ashtu, specialistët e Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. L., 46 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Mësohet se të gjitha materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.