Skip to content
Aktualitet

Arrestohen dy të rinjtë në Durrës, një prej tyre ishte i shpallur në kërkim

· 2 min lexim

Dy persona janë arrestuar në Durrës, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Sh.Ll., 33 vjeç, është arrestuar pasi gjykata kishte vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Po ashtu, ka rënë në pranga një 27-vjeçar pasi u kap nga shërbimet e policisë në lagjen Nr.13,  duke tentuar të vjedhë banesën e një shtetaseje

Njoftimi i policisë:

Kapet dhe vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim.

Arrestohet dhe  1 shtetas për veprën penale “Vjedhja”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësive ligjore, kapën dhe ndaluan shtetasin   Sh.Ll., 33 vjeç, banues në lagjen Nr.15 Durrës. Gjykata e Shkallës së Parë Durrës për këtë shtetas ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe  “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Shërbimet e Stacionit  Policisë Plazh Durrës,  arrestuan në flagrancë për veprën penale “Vjedhja”, shtetasin F.D., 27 vjeç, banues në Tiranë pasi u kap nga shërbimet e policisë  në lagjen Nr.13,  duke tentuar të vjedhë banesën e një shtetaseje.

Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.