Skip to content
Të Gjitha

Arrestohen dy persona në Pogradec! Ushtruan presion ndaj një 40-vjeçari për t’i marrë 500 mijë lekë

· 1 min lexim

Policia e Pogradecit ka arrestuar ditën e sotme dy persona pasi akuzohen se i kanë marrë një shumë të konsiderueshme një 40-vjeçari duke e kërcënuar.

Dy të arrestuarit janë shtetasi G. M., 68 vjeç, banues në Tiranë dhe E. Sh., 46 vjeç, banues në Pogradec.Arrestimi i tyre u bë pasi, dyshohet se këta shtetas më datë 20.08.2020, në Pogradec, kanë ushtruar presion ndaj një 40-vjeçari, me qëllim që ky i fundit të nënshkruante me dy të lartpërmendurit një deklaratë noteriale huamarrje, me vlerë 500.000 lekë.

Njoftimi i policisë:
Arrestohen në flagrancë dy shtetas për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

  • G. M., 68 vjeç, banues në Tiranë.
  • E. Sh., 46 vjeç, banues në Pogradec.

Arrestimi i tyre u bë pasi, dyshohet se këta shtetas më datë 20.08.2020, në Pogradec, kanë ushtruar presion ndaj një 40-vjeçari, me qëllim që ky i fundit të nënshkruante me dy të lartpërmendurit një deklaratë noteriale huamarrje, me vlerë 500.000 lekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për hetime të mëtejshme.