Skip to content
Kronikë

Arrestimi i Gëzim Çelës, Balla: Forca e ligjit do të godasë mbi këdo

· 1 min lexim

Ministri i Brendshëm Taulant Ballak ka reaguar për arrestimin e të shumëkërkuarit Gëzim Çela.

“Forca e ligjit do të godasë mbi këdo dhe pandërshkueshmëria do të marrë fund ndaj kujtdo që kujton se do të vazhdojë t’i fshihet drejtësisë.

Përgëzoj Policinë e Shtetit, e cila në bashkëpunim me një agjenci të rëndësishme partnere dhe me strukturat ligjzbatuese të Republikës së Kosovës kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit Gëzim Çela, një person i dënuar dhe i kërkuar prej shumë kohësh nga drejtësia në Shqipëri”, shkruan Balla.