Skip to content
Politikë

Arrestimi i Fredi Belerit, reagon Rama: Mos u nxitoni, nuk është…

· 2 min lexim

Pas arrestimit të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë Himarë, Fredi Beleri, ka reaguar kryeministri Edi Rama. Ky i fundit përmes një shkrimi në rrjetet sociale iu bën thirrje të gjithëve të mos nxitohen me konkluzione politike po të presin me durim fjalën dhe provat drejtësisë.

“Ndalimi i kandidatit të opozitës për Himarën F.Beleri me urdhër të prokurorisë përbën një sprovë të madhe për drejtësinë në vigjilje të zgjedhjeve, që do të thotë se shkelja e ligjit nga ana e tij duhet të jetë e provuar dhe ndalimi i tij ligjërisht i motivuar!
Beteja jonë me atë kandidat nuk ka asnjë lidhje me hetimet apo përfundimet e prokurorisë, prandaj duke respektuar pavarësinë e plotë të organeve të drejtësisë, i bëj thirrje të gjithëve të mos nxitohen me konkluzione politike po të presin me durim fjalën dhe provat drejtësisë”, deklaron Rama.

Fredi Beleri është arrestuar mesnatën e sotme (e premte) dhe akuzohet për blerje votash. Beleri ndodhej në brendësi të restorantit të tij në Himarë kur u shoqërua në polici. Fredi Beleri u arrestua me urdhër të prokurorisë së Vlorës, në drejtim të komisariatit, më pas ai u transferua në Vlorë.
Teksa Beleri ndodhej në komisariatin e Himarës, simpatizantë të shumtë u mblodhën në përkrahje të tij.