Skip to content
Kryesore

Arrestimi i Ergys Agasit/ Lala zbardh detajet: Përdori “fjalor jonormal” gjatë ndalimit, më pas kërkoi avokatin

· 1 min lexim

Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur detaje të tjera nga arrestimi i Ergys Agasit, i shumëkërkuar nga drejtësia, i cili u ndalua mbrëmjen e djeshme.

Sipas Lalës, në momentet e para të ndalimit Agasi ka përdorur një “fjalor jonormal” ndaj autoriteteve, por më pas u është bindur thirrjeve të tyre. Pas shoqërimit dhe vendosjes në bllokun e sigurisë, ai ka qëndruar i heshtur, ka kryer procedurat standarde dhe ka kërkuar praninë e avokatit.

Nga kontrolli i automjetit me të cilin po lëvizte nuk janë gjetur sende të tjera të paligjshme. Lala bëri të ditur gjithashtu se Agasi në shumicën e kohës lëvizte me automjete të blinduara.

“Momentin e parë ai ka përdorur një fjalor jonormal, por më pas u është bindur të gjitha thirrjeve të autoriteteve. Gjatë gjithë kohës ka qëndruar i heshtur dhe ka bërë vetëm procedura standarde. Nuk janë gjetur sende të tjera të paligjshme. Në shumicën e kohës lëvizte edhe me mjete të blinduara. Pasi u shoqërua dhe u vendos në bllokun e sigurisë ka kërkuar avokatin”, tha Lala.