Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ardi Veliu takim me delegacionin malazez të Ministrisë së Brendshme, ja për çfarë ranë dakord

17:15 06/05/2021
Reading Time: 2 min lexim

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka pritur ditën e sotme delegacionin e Ministrisë së Brendshme të Malit të Zi. Ky delegacion kryesohej nga Rade Milosevic, Koordinator i Malit të Zi Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, njëherazi Sekretar Shteti i Ministrisë së Brendshme.

Veliu dhe Milosevic e kanë vlerësuar si të shkëlqyer bashkëpunimin mes dy policive, si në drejtim të shkëmbimit të informacionit, zhvillimit të operacioneve të përbashkëta kundër trafikut të lëndëve narkotike apo të parandalimit të kalimit të paligjshëm të kufirit të emigrantëve klandestinë nga vendet e treta, që hyjnë ilegalisht në Shqipëri, me synim destinacion përfundimtar një nga vende e BE-së.

Gjithashtu, u ra dakord që ky bashkëpunim të shtrihet në të gjitha strukturat, konkretisht në bashkëpunimin e drejtpërdrejtë për parandalimin dhe dokumentimin e krimeve me karakter terrorist dhe financimin e terrorizmit.

Milosevic vlerësoi punën dhe rezultatet e Drejtorisë së Antiterrorit në Policinë e Shtetit dhe shprehu dëshirën për implementimin e kësaj strukture dhe mënyrën e funksionimit edhe në Malin e Zi.

Drejtor Veliu ka falënderuar homologët e Malit të Zi, për gatishmërinë dhe dashamirësinë dhe angazhimin serioz të tyre për të bashkëpunuar me Policinë e Shtetit dhe ka theksuar se Policia e Shtetit është e hapur dhe e vendosur për të bashkëpunuar me partnerët, në të gjitha drejtimit, pasi qëllimi është i njëjtë: lufta kundër krimit të organizuar, terrorizmit e ekstremizmit të dhunshëm.

Më pas, delegacioni i Malit të Zi zhvilloi një takim me Drejtorin e Antiterrorit në Policinë e Shtetit, Gledis Nano, dhe stafin e tij. Nano bëri një prezantim të shkurtër të mënyrës së trajtimit të praktikave të mira nga Drejtoria e Antiterrorit me të rikthyerit nga vendet në konflikt dhe mënyrën e funksionimit dhe koordinimit të Drejtorisë së Antiterrorit në Policinë e Shtetit me Qendrën e Koordinimit të Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit.

Milosevic ka ftuar përfaqësuesit e Drejtorisë së Antiterrorit në Policinë e Shtetit për një vizitë në Malin e Zi, më qëllim prezantimin dhe shkëmbimin e eksperiencave në drejtim të luftës kundër terrorizimit.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: ardi veliudakordrane

Të tjera

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…
Aktualitet

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Në fillim e injoruan protestën. Pastaj e tallën. Pastaj e quajtën të manipuluar, të huaj, të lidhur me Iranin, Greqinë,...

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës
Aktualitet

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

Prej 31 majit, mijëra protestues mblidhen çdo natë poshtë zyrës së kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë dhe...

15:54 23/06/2026
Para
MSH publikon bilancin e COVID-19/ 3 humbje jete, ja sa raste të reja janë regjistruar

MSH publikon bilancin e COVID-19/ 3 humbje jete, ja sa raste të reja janë regjistruar

Lajmet e fundit

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

15:18 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip