Skip to content
Të Gjitha

Ardi Veliu përmbys sistemin policor/ Valë shkarkimesh dhe transferimesh në komisariatet e vendit

· 3 min lexim

Shkarkimi i Drejtorit të Policisë së Shkodrës ka sjellë një valë të gjatë shkarkimesh dhe transferimesh të tjera. Ditën e sotme Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka firmosur transferimet dhe shkarkimet për 14 drejtues të komisariatëve në rrethe të ndryshme të vendit, por edhe në kryeqytet.

Edhe në njoftimin që Policia e Shtetit ka bërë, është përmendur edhe një herë fjala e Ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshja, për impuls të ri.

“Lëvizjet bëhen me qëllim dhënien e një impulsi të ri punës së Policisë në parandalimin dhe goditjen e krimit, si dhe me qëllim promovimin e punonjësve të shpallur fitues në procesin e ngritjes në gradë”, ka thënë Lleshaj.

Lëvizjet e bëra janë këto

Kryekomisar Edmond Meshini deri tani Shef i Seksionit të Patrullës se Përgjithshme në Komisariatin e Policisë nr 1 Tiranë, transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit Nr.3 Tiranë;

Kryekomisar Arben Kalaja deri tani Shef i Policisë Kriminale në Komisariatin e Policisë Vorë transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Kukës;

Kryekomisar Vullnet Silaj deri tani Shef njësie në Repartin Special “RESI” Tiranë transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Gramsh;

Komisar Alfred Maksuti deri tani Shef i Komisariatit të Policisë Gramsh transferohet dhe emërohet Shef i Seksionit të Rendit Publik në Komisariatin e Policisë Pogradec;

Kryekomisar Aldi Mema deri tani Shef i Seksionit të Policisë Kriminale në Komisariatin e Policisë Shijak transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Mat;

Kryekomisar Henerigert Mitri deri tani Shef i Komisariatit të Policisë Mat transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Fier;

Komisar Ermal Lilaj deri tani Specialist në Departamentin e Policisë Kriminale transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Peqin;

Komisar Bilal Semanaj deri tani Shef i Komisariatit të Policisë Peqin transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Cërrik;

Komisar Gazmend Demrozi deri tani Shef Seksioni për Shërbimet Policore ne DVP Berat transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Dibër;

Kryekomisar Alfred Cenaj deri tani Shef i Sektorit të Komandës dhe Kontrollit në DVP Durrës transferohet dhe emërohet Shef ë Komisariatit të Policisë Mirditë;

Kryekomisar Medin Hasani deri tani Shef i Komisariatit të Policisë Mirditë transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Skrapar;

Kryekomisar Sokrat Gode deri tani Shef i Komisariatit të Policisë Skrapar transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Kuçovë;

Kryekomisar Elidon Çela deri tani Specialist në Departamentin e Kufirit dhe Migracionit transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Tepelenë;

Kryekomisar Petrit Gjokaza deri tani Specialist në Departamentin e Policisë Kriminale transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Përmet.